Telegrafi

Interi fiton ndaj Empolit, vendos goli i Dimarco  

Interi ka marr një fitore të rëndësishme ndaj Empolit si mysafir me rezultat 1-0 në kuadër të javës së pesë të Seria A.

Zikaltërit kishin dy raste të mira në pjesën e parë me Matteo Darmian dhe Marcus Thuram, me këtë të fundit që madje shënoi, por goli u anulua.

Në fillimin e pjesës së dytë Interi mori epërsinë më golin e shënuar nga Federico Di Marco në minutën e 51-të për 1-0.

Pjesa tjetër e lojës edhe pse solli raste më gola nuk kishte.

Interi ka marr pesë fitore nga pesë ndeshje dhe është lider në Serie A. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore