Interi e ka mposhtur Lyonin në International Champions Cup me rezultat minimal 1-0.
Skuadra e drejtuar nga Luciano Spalletti ka filluar ta marr veten në ndeshjet miqësore para-sezonale.
Pas humbjes nga Chelsea në penallti, tani Nerazzurrët i janë kthyer fitoreve duke mposhtur francezët e Lynonit.
📸 | 85' This goal still separates the teams with five to go in Lecce. #InterLyon 1-0 #InterOnTour #ICC2018 pic.twitter.com/47x6ggl7oa
— Inter ⭐⭐ (@Inter_en) August 4, 2018
Pjesa e parë e ndeshjes ishte e barabartë nga të dyja skuadrat, të cilët rrezikuan jo pak herë, por që portierët ishin në formë duke mos lënë të ndryshojnë shifrat.
Në pjesën e dytë, zikaltrit u treguan të rrezikshëm duke gjetur shpejt golin e epërsinë ndaj Lynonit.
https://twitter.com/InterYaSkriniar/status/1025826357065015296
Zhvillohej minuta e 52-të e ndeshjes ku në skenë doli argjentinasi i talentuar Lautaro Martinez, i cili shënoi për 1-0 pas asistimit të Dalbert.
Pas këtij goli, të dyja skuadrat patën raste të shumta për gol, por që asnjëra nuk arriti të tund rrjetën dhe ndeshja përfundoi me fitore minimale të Interit. /Telegrafi/
75' – A un quarto d'ora dal termine di #InterLione, nerazzurri sempre avanti 1 a 0 grazie al gol del "Toro" Lautaro Martinez! 🐂⚫️🔵#ICC2018 #InterOnTour #ForzaInter pic.twitter.com/43UXLVQKea
— Inter ⭐⭐ (@Inter) August 4, 2018