Interi ka shënuar fitore minimale me rezultat 1-0 në shtëpi ndaj Leizpigut në kuadër të raundit të pestë në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja nisi me një ritëm të ngadaltë, teksa zikalëtrit po dominon në posedim të topit duke ia pamundësuar Leipzigut që të rrezikojë.
Interi kaloi në avantazh në minutën e 28-të përmes një autogoli të Castello Lukebas i cili shënoi në portën e tij për 1-0.
Simone Inzaghi u detyrua që ta largojë nga loja francezin Benjamin Pavard i cili si pasojë e një lëndimi nuk arriti të vazhdonte.
😱🎉#ForzaInter #InterRBL #UCL pic.twitter.com/kENIgXtQZT
— Inter ⭐⭐ (@Inter_en) November 26, 2024
‘Nerazzurrët’ rrezikuan portën e Leipzigut në minutën e 55-të kur gjuajtja e Denzel Dumfries përfundoi mbi traversë.
Rastin më serioz në këtë ndeshje Leipzigu e pati në minutën e 70-të me Antonio Nusan, por gjuajtja e tij u prit me shumë vështirësi nga portieri mysafir.
Vendasit patën mundësinë që ta shënojnë golin e qetësisë në minutën e 72-të, por Marcus Thuram nuk arriti që të pasojë mirë me kokë tek Lautaro Martinez.
Me këtë fitore, Interi momentalisht mban pozitën e parë në renditjen tabelare me 13 pikë të grumbulluara./Telegrafi/