Interi ka fituar me lehtësi ndaj Hellas Veronas me rezultat 3-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të të Serie A.
Skuadra e Luciano Spallettit ka vazhduar me formë të mirë duke marr fitoren e dytë radhazi dhe të tretën nga katër ndeshje, ku ka edhe një barazim.
Nerazurrët shënuan pas vetëm 37 sekondave, ku kapiteni i skuadrës, Mauro Icardi shfrytëzoi për mrekulli një asistim me duar nga Ivan Perisic nga rivënia anësore duke shënuar për 1-0.
Interi vazhdoi me lojë të mirë dhe dominim duke gjetur shpejt edhe golin e dytë me anë të Perisic, i cili shënoi gol të bukur për 2-0 pas asistimit të Marcelo Brozovicit.
Deri në fund të pjesës së parë, Interi pati edhe disa raste të mira për ta ngritur epërsinë, por nuk arriti t’i konkretizoj dhe shkuan në pushim me dy gola epërsi.
Në pjesën e dytë, vazhdoi dominimi i zikaltërve dhe goli i 3-0 erdhi pas vetëm katër minutave lojë, ku ishte përsëri Icardi që shënoi pas asistimit të Perisic.
Interi deri në fund të ndeshjes krijoi shumë raste të pastra për gol, por Roberto Gagliardini dhe Eder nuk patën fatin të gjejnë rrugën e rrjetës dhe ndeshja në fund përfundoi me fitore 3-0.
Pas kësaj fitore, Interi mbetet në pozitën e katërt me 58 pikë apo vetëm dy pikë më pak se Roma në vendin e tretë, por me një ndeshje më pak, ndërsa Verona renditet në vendin e 19-të me vetëm 22 pikë.
Në ndeshjen e radhës, Nerazzurrët luajnë ndaj rivalëve të mëdhenj lokal të Milanit në Derby della Madonnina (e mërkurë), ndërsa Verona udhëton te Benevento. /Telegrafi/
https://twitter.com/Sampaolismo/status/980070284043616260
'13 Ivan #Perisic GOOOAAALLLLLLLL..!!! #Giornata30 #InterVerona #ForzaInter #Amala 🙌💙⚫🙌 https://t.co/dAYYh1h4rB
— ICI Regional TangSel (@ICI_TANGSEL) March 31, 2018
GOOOOAAAAALLLLL!!! Anything he touches turns to GOAL!!! Mauro #Icardi makes it 3-0 | 48' #InterVeronahttps://t.co/rmzQTr87zY
— Kush (@footballkush) March 31, 2018