Telegrafi

Interi fiton garën me Milanin për Stefano Sensin

Stefano Sensi. (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)

Stefano Sensi mund të quhet një futbollist i ri i Interit.

Mesfushori italian ka qenë shumë afër transferimit te Milani, por krejt në fund gjërat kanë ndryshuar.

Interi ka hasur në vështirësi për të nënshkruar me Nicolo Barellan dhe është rikthyer te pista Sensi.

Neroazzurrët kanë arritur marrëveshje me Sassuolon për huazimin e lojtarit për pesë milionë euro.

Gjithsesi Interi do ta ketë të drejtën e blerjes së mesfushorit pas një sezoni për 25 milionë euro të tjera.

Stefano Sensi. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Në këtë marrëveshje do të përshihet edhe kartoni i një futbollisti të ri të skuadrës zikaltër që do të përzgjidhet nga trajneri De Zerbi dhe me shumë mundësi do të jetë sulmuesi Edoardo Vergnani.

23-vjeçari Sensi këtë edicion ka zhvilluar 28 ndeshje në Serie A ku ka shënuar dy gola dhe ka bërë katër asistime. /Telegrafi/