Interi ka arritur një fitore të vlefshme, por tejet të vështirë tek skuadra modeste Frosinone.
Në një takim të ashpër nga vendasit, Inter ka arritur të triumfojë në fund me rezultat minimal 1-0, duke siguruar tri pikë të reja.
Pjesa e parë përfundoi ashtu siç filloi, pa gola por me raste të mira shënimi nga të dyja skuadrat.
Në pjesën e dytë vendasit filluan të mbroheshin mirë dhe zhvilluan një lojë të ashpër duke marrë gjashtë karton të verdhë, ndërsa në fund u ndëshkua me të kuq Blanchard.
Interi golin e fitores e arriti nëpërmjet kapitenit, Mauro Icardi i cili shënoi pas asistimit nga Ivan Perisic.
Pas këtyre tri pikëve, ‘Nerazzurrët’, ngjitën në pozitën e katërt me 58 pikë, apo pesë më pak se Roma që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
Ndeshjen e radhës Inter do ta presë Napolin, ndërsa Frosinone luan te Verona. /Telegrafi/
0-1: Mauro Icardi kalon Interin në epërsi ndaj Frosinone Calcio.
Posted by Telegrafi Sport on 2016-04-09