Skuadra italiane Inter, po mendon t’i blindojë lojtarët e saj kryesor.
Inter i ka ofruar rinovimin e kontratave dy mbrojtësve të saj për t’i pasur në skuadër edhe për katër vite të tjera.
Kiliani Gary Medel do të nënshkruajë kontratën e re me Interin me të cilën do të mbetet në ‘Giuzeppe Meazza’ deri në qershor të vitit 2021.
Me këtë kontratë Medel do të fitojë 2,8 milion euro në stinor.
Ashtu si Medel edhe D’Ambrosio do të nënshkruajë kontratë me Interin deri në vitin 2021.
Ndërkohë italiani do të fitojë 2,2 milionë euro pagë vjetore. /Telegrafi/