Interi raportohet se ka biseduar me Fiorentinan për Borja Valeron.
Po ashtu, besohet se Interi ka interesim për Kenny Teten.
Nerazzurët kanë qenë mjaft të qetë deri tash, por transferimet pritet t’i nisin nga korriku.
Tete është klient i Raiolas dhe ka qenë i angazhuar me kombëtaren e Holandës.
Sidoqoftë, për momentin Nerazzurët po ashtu janë të interesuar për anësorin e Feyenoordit, Rick Karsdorp. /Telegrafi/