Pas problemeve që po has me transferimin e Joao Marios, Interi janë hyrë në negociata me mesfushorin e Newcastle United, Moussa Sissoko.
Transferimi i mesfushorit të Sporting Lisbonës po has në probleme edhe pse ai nuk është thirrur për ndeshjen e kësaj fundjave, duke nxitur raportet e një përparimi të afërt rreth kësaj sage.
Në ndërkohë, Sky Sport Italia pohojnë se Inter janë në negociata me një alternativë tjetër, 27-vjeçarin francez të Newcastle, Mousa Sissoko.
Francezi dëshiron të largohet nga Newcastle United pas rënies nga Premier Liga dhe punës së mirë në Euro 2016 për Francën.
Agjentët e tij janë në Itali për bisedime, kështu që Nerazzurrët janë duke mbajtur të gjitha opsionet e tyre të hapura.
Sissoko ka qenë gjithashtu i lidhur me Juventusin, por janë vënë më shumë pas objektiva tjera, si Blaise Matuidi dhe Axel Witsel dhe të tjerët. /Telegrafi/