Telegrafi

Interi fillon bisedimet me përfaqësuesit e De Paul

Rodrigo De Paul mund të largohet nga Atletico Madrid vetëm pas një viti qëndrim në Wanda Metropolitano.

Mesfushori argjentinas nuk ka arritur të përshtatet me futbollin e Los Colchoneros dhe po mendon rikthimin në elitën e futbollit italian.

Interi mbetet skuadra favorite për transferimin e argjentinasit i cili po has në vështirësi për të zënë një vend titullari te Atletico.

Mediat italiane kanë raportuar se përfaqësuesit e lojtarit kanë zbritur në Itali ku kanë filluar bisedimet me drejtuesit e Interit për transferimin e argjentinasit në Giuseppe Meazza.

27-vjeçari ka pranuar rikthimin në Serie A derisa Interi po shihet si skuadra favorite.

Lexo po ashtu Skuadrat e mëdha italiane po e monitorojnë situatën e De Paul te Atletico, argjentinasi drejt rikthimit në Serie A

Gjithsesi agjentët e futbollistit pritet të kenë takime edhe me drejtuesit e Romës dhe Juventusit, dy skuadra që gjithashtu e duan argjentinasin.

Atletico është gati ta lejoj largimin e tij, por dëshiron të fitojë 35 milionë euro, shumë që shpenzuan vitin e kaluar për ta transferuar nga Udinese. /Telegrafi/