Interi duket se ka filluar bisedimet me Tottenham Hotspur për Moussa Sissoko.
Sipas Calciomercato.com dhe Gianluca Di Marzios, drejtorët e klubit italian Piero Ausilio dhe Walter Sabatini kanë filluar ‘sulmin’ për mesfushorin francez.
Ata kanë pyetur Spurs për një huazim me të drejtë blerje.
Nerazzurët u përpoqën të nënshkruajnë 28-vjeçarin verën e kaluar, por në fund ai u parakalua nga Joao Mario.
Sissoko nuk ka treguar formën e pritur te Tottenhami pas transferimit nga Newcastle Unitedi. /Telegrafi/