Presioni po rritet mbi Simone Inzaghin dhe Interi raportohet se ka kontaktuar trajnerin e Brighton, Roberto De Zerbi.
Nerazzurrët janë dukur të paqëndrueshëm nën drejtimin e ish-trajnerit të Lazios dhe dyshimet kanë vazhduar të rriten në lidhje me aftësitë e tij për të udhëhequr ekipin drejt Scudettos.
Interi është në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë dhe në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, dy elementë që janë kyç për Inzaghin dhe të ardhmen e tij në klub.
Siç raportohet nga Corriere dello Sport, prilli do të jetë një muaj vendimtar për Inzaghin në Inter, me drejtuesit e klubit që presin rezultate të rëndësishme si në Kupën e Italisë ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.
Nerazzurrët duan të jenë gati për çdo eventualitet, kështu që ata kanë hapur bisedimet me De Zerbin për të eksploruar një lëvizje të mundshme. Trajneri i Brighton ka një klauzolë lirimi prej 8-10 milionë euro në kontratën e tij dhe përfundimi i marrëveshjes së Inzaghit do t’i kushtonte rreth 10 milionë euro.
Interi po reflekton mbi situatën, duke i bërë presion Inzaghit për të performuar në një fazë vendimtare të këtij sezoni. /Telegrafi/
‼️Aprile decisivo per #Inzaghi: deve raggiungere le semifinali di #ChampionsLeague e la finale di Coppa Italia. Se fallisce, obiettivo #DeZerbi. #Inter
— CAMPIONE D’ITALIA⭐️⭐️🖤💙 (@GiuliaLoglisci_) March 28, 2023