Telegrafi

Interi feston titullin para tifozëve të vet me fitore komode ndaj Torinos

Interi ka shënuar fitore me rezultat të pastër 2-0 ndaj Torinos në kuadër të javës së 34-të në elitën e futbollit italian.

Pjesa e parë e këtij takimi ishte mjaft e baraspeshuar, me Interin që pati posedimin e topit, mirëpo munguan rastet konkrete për gol.

‘Nerazzurrët’ u shfaqën me një fytyrë krejtësisht tjetër në fraksionin e dytë të ndeshjes, duke arritur që të shënojnë dy gola dhe të arkëtojnë tri pikë.

Mysafirët u goditën keq kur në minutën e 49-të mesfushori Adrien Tameze u ndëshkua me karton të kuq duke lënë ekipin me një lojtar më pak në fushë.

Avantazhin numerik në fushë e shfrytëzoi më së miri Interi, që arriti të realizojë dy gola brenda një kohe tejet të shkurtër.

Hakan Calhanoglu ishte autor i dy golave, ku fillimisht shënoi në minutën e 56-të për rezultatin 1-0 e më pas katër minuta më vonë, saktësisht në minutën e 60-të shënoi edhe një herë tjetër për 2-0.

Në këtë takim që vlejti sa për statistika për Interin pasi janë shpallur zytarisht kampion të Serie A, u paraqit edhe mesfushori shqiptar Kristjan Asllani, i cili u inkuadrua në lojë në minutën e 63-të.

Kanë mbetur edhe katër ndeshje deri para përfundimit të kampionatit, ndërsa vikendin e ardhshëm Interi do të luajë si mysafir i Sassuolos./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore