Telegrafi

Interi është larg Vidalit për tetë milionë euro

Interi dhe Antonio Conte e kanë një dëshirë të madhe në janar, ajo është afrimi i Arturo Vidal.

Mesfushori 32-vjeçar shihet si emri ideal për tu përforcuar dhe për të sulmuar me të gjitha forcat titullin kampion në Itali.

Sigurisht që Barcelona nuk do të dorëzohet lehtë për një futbollist që, sa herë është në lojë jep më të mirën.

Conte e do futbollistin që në fillim të janarit, por diferenca mes ofertës dhe kërkesës është plot 8 milionë euro.

Drejtuesit e Interit janë gati të shpenzojnë 12 milionë, por “blaugranat” nuk duan ta lëshojnë pa 20 milionë euro.

Menaxher i Arturo Vidalit, Fernando Felicevich, i njëjti që ka bërë të mundur transferimin e Alexis Sanchez në Milano, po punon për t’i afruar palët. /Telegrafi/