Site icon Telegrafi

Interi është gati ta sakrifikojë talentin Pinamonti për Armando Izzon

Interi synon që të përforcojë repartin e mbrojtjes në afatin kalimtar të verës.

Mbrojtësi veteran Diego Godin pritet të largohet dhe Neroazzurët po shikojnë një zëvendësim të tij.

Trajneri Antonio Conte tanimë ka gjetur zëvendësimin e uruguaianit dhe ai është qendërmbrojtësi i Torinos, Armando Izzo.

Calciomercato ka raportuar se Interi ka filluar bisedimet me Torinon për ta afruar Izzon.

Armando Izzo . (Photo by Valerio Pennicino/Getty Images)

Neroazzurët janë gati ta ofrojnë sulmuesin e talentuar Andrea Pinamonti i cili është shitur te Genoa.

Por Interi ka mundësinë e riblerjes së lojtarit dhe do ta shfrytëzojë këtë.

Kësisoj pas riblerjes ata do ta shkëmbejnë me Armando Izzon, por që Inter do ta ketë një klauzolë riblerëse për sulmuesin e talentuar në të ardhmen nëse Torino vendos ta shes atë.

Ky shkëmbim pritet të ndodh në fillim të afatit kalimtar veror, pasi dy lojtarët kanë dhen dritën e gjelbër për të luajtur te Inter respektivisht Torino. /Telegrafi/

Exit mobile version