Site icon Telegrafi

Interi e vëzhgon Havertz

Kai Havertz (Getty Images)

Interi besohet se po vëzhgon talentin e Bayer Leverkusenit, Kai Havertz.

Talenti 19 vjeçar u bë debutuesi më i ri në histori të Bundesligas në vitin 2016, dhe tash është futbollisti më i ri ndonjëherë që ka arritur 50 paraqitje në Bundesliga.

Havertz debutoi me kombëtaren gjermane në shtator, duke hyrë në dy minutat e fundit ndaj Perus.

Sipas Calciomercato, Nerazzurët kanë dërguar agjentë për të shikuar mesfushorin ndaj Zurichut në Europa League.

Havertz ka kontratë deri në vitin 2022 dhe tashmë ka refuzuar oferta nga Liga Premier.

Bayer Leverkuseni besohet se nuk do të diskutojë me asnjë klub nëse në tavolinë nuk vijnë oferta në regjion të 35 milionë eurove.

Interi ka rritur gjahun e talentëve, pasi së fundmi arriti të sigurojë firmën e top sulmuesit të Superligës Argjentinase, Lautaro Martinez, i cili megjithatë po vuan për minutazh prapa Mauro Icardit në një sistem të adaptuar me dy sulmues nga tekniku Luciano Spalletti.

/Telegrafi/

Exit mobile version