Interi e ka refuzuar ofertën e Manchester Unitedit prej 42 milionë eurove për Ivan Perisicin .
Sipas Tuttomercatoweb, klubi i Jose Mourinhos i ka ofruar 42 milionë euron ditët fundit.
Ata shpresonin se Interi do të ishte nën presion të Financial Fair Playc dhe klubit të Serie A iu duheshin edhe 30 milionë euro për t’i barazuar bilancet.
Por Nerazzurrët nuk u tunduan dhe nuk e pranuan ofertën për kroatin.
Interi nuk ka dashur të negociojë nën shumë e 50 milionë eurove. /Telegrafi/