Telegrafi

Interi e përmbys rezultatin, shënon De Vrij

Stefan De Vrij (Foto: Alessandro Sabattini/Getty Images./Guliver)

Interi e ka përmbysur rezultatin në ndeshjen kundër Milanit duke kaluar në epërsi për herë të parë.

Pas dy golave të pranuar në gjysmën e parë, Nerrazzurët i shënuan tre sosh në gjysmën dytë dhe tashmë janë në epërsi.

Lexo po ashtu Dy gola të shpejtë dhe Interi e barazon rezultatin

Pas golave nga Marcelo Brozovic dhe Matias Vecino, zikaltrit e kanë shënuar edhe golin e tretë.

Pas një harkimi nga këndi, Stefan de Vrij reagoi në mënyrën më të mirë duke shënuar me kokë golin e epërsisë (70’).

Në minutat e mbetura pritet të shihet në se Interi do ta mbajë rezultatin, apo Milani do të arrijë të rikthehet. /Telegrafi/