Interi e ka përmbysur rezultatin në ndeshjen kundër Milanit duke kaluar në epërsi për herë të parë.
Pas dy golave të pranuar në gjysmën e parë, Nerrazzurët i shënuan tre sosh në gjysmën dytë dhe tashmë janë në epërsi.
Pas golave nga Marcelo Brozovic dhe Matias Vecino, zikaltrit e kanë shënuar edhe golin e tretë.
Pas një harkimi nga këndi, Stefan de Vrij reagoi në mënyrën më të mirë duke shënuar me kokë golin e epërsisë (70’).
Në minutat e mbetura pritet të shihet në se Interi do ta mbajë rezultatin, apo Milani do të arrijë të rikthehet. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=zgG8UVZ2gqM