Nëse një vit më parë ishte më i miri në fushë, këtë herë Marcelo Brozovic ndeshjen Inter-Juve do ta shikojë nga shtëpia ose maksimumi nga tribunat e stadiumit “San Siro”.
Kroati është larguar nga qendra stërvitore e Interit të shtunën në mbrëmje, rreth orës 19:00, pasi ka mësuar që nuk është në listën e skuadrës, për arsye të sjelljeve të tij, ndërsa ka qëndruar në të parin grumbullim në Pinetina qëkurse drejtimin e ka marrë De Boer.
Pasi u zëvendësua të enjten në Ligën e Evropës, pas 45 minuta jashtëzakonisht shumë të dobëta, mesfushori kroat ka biseduar me trajnerin De Boer, duke i kërkuar atij të largohet nga stadiumi.
Edhe të shtunën ai zhvilloi vetëm pjesën e parë të stërvitjes me skuadrën, për të vijuar më pas me vrapime i vetëm, deri edhe në përjashtimin nga skuadra për ndeshjen e radhës, e sigurisht edhe me një gjobë të majme.
Brozo, i cili në mbrëmje ka postuar në Instagramin e tij se është “Përjashtuar pa arsye”, nuk kishte për të qenë ndër protagonistët e derbit, qoftë edhe nga bankina.
Jashtë formës së tij fizike (konfirmohet edhe një mbipeshë e tij) kroati në fushë ka patur një sjellë aspak profesionale kohët e fundit. Në fakt, ai duket se ende nuk është ribashkuar me ziklatrit, pasi nuk u arrit shitja e tij në minutat e fundit të afatit kalimtar, me shumë gjasa e dëshiruar prej tij.
Kroati është dhënë më shumë pas jetës private me një kohë më të gjatë, gjë që e bëri edhe një vit më parë, përpara se të kthehej në një nga futbollistët më të rëndësishëm të skuadrës.
Por, pas kësaj rënie të dytë, është ai vetë që duhet të gjejë rrugën për t’u ringritur.