Interi ka shënuar fitore të thellë ndaj Crotones me rezultat 6-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të në Serie A.
Nerazzurrët kanë nisur vitin 2021 me fitore duke shkuar te fitorja e tetë radhazi në kampionat dhe duke u bërë lider i përkohshëm i kampionatit.
Pjesa e parë e ndeshjes ishte triler i vërtetë nga të dyja skuadrat, të cilët krijuan shumë raste dhe shënuan nga dy gola.
Të parët në epërsi kaluan mysafirët e Crotones, të cilët arritën të shënojnë me anë të Niccolo Zanellato (12’), i cili shënoi me kokë për 0-1.
🙄 | 12' – GOAL AGAINST
Zanellato heads the away side in front…#InterCrotone 0️⃣-1⃣#FORZAINTER ⚫️🔵
— Inter ⭐⭐ (@Inter_en) January 3, 2021
Megjithatë, Interi arriti të kthehet në lojë në minutën e 20-të duke shënuar me anë të Lautaro Martinez për 1-1, ndërsa argjentinasi ishte vendimtar edhe tek goli i minutës së 31-të për 2-1, por ky gol iu shkrua mbrojtësit Luca Marrone.
Kur pritej që ekipet të shkonin në pushim me epërsi të Interit, në skenë doli Arturo Vidal, i cili bëri një penallti të panevojshme në minutën e 36-të dhe kjo i shërbeu mysafirëve të barazojnë rezultatin në 2-2 me anë të Vladimir Golemic.
⏸️ | HALF-TIME
Two goals apiece and we're all square at the break ⚖️#InterCrotone 2⃣-2⃣#FORZAINTER ⚫️🔵 pic.twitter.com/XJ3TlALCB2
— Inter ⭐⭐ (@Inter_en) January 3, 2021
Në pjesën e dytë, Interi rriti nivelin e lojës duke arritur të krijojë shumë raste dhe të shënojë edhe plot katër gola.
Goli i parë në këtë pjesë erdhi në minutën e 57-të dhe ishte Lautaro që shënoi për 3-2, ndërsa Romelu Lukaku (64’) shënoi për 4-2.
Në minutën e 78-të, sulmuesi argjentinas Martinez kompletoi het-trikun duke shënuar për 5-2, ndërsa Achraf Hakimi (88’) vulosi fitoren me rezultat përfundimtar 6-2.
What a start to 2021! 🙌#InterCrotone 6⃣-2⃣#FORZAINTER ⚫️🔵 pic.twitter.com/WZbgsPky7l
— Inter ⭐⭐ (@Inter_en) January 3, 2021
Pas kësaj fitore, Interi ngjitet në pozitën e parë me 36 pikë apo dy më shumë se Milani i dyti me një ndeshje më pak, ndërsa Crotone zë vendin e 19-të me nëntë pikë.
Në ndeshjen e radhës, Nerazzurrët udhëtojnë te Sampdoria, ndërsa Crotone e pret Romën. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=C1yMV13R9gw
https://www.youtube.com/watch?v=V9RmLbyfhJg
https://www.youtube.com/watch?v=dvVP5_Dg_rE