Interit po zhvillon një ndeshje të jashtëzakonshme si mysafirë i Barcelonës, duke e mbyllur në epërsi prej 1-0.
Barcelona po e mban posedimin e topit, por është Interi që i kishte rastet më të mira.
Zikaltërit kaluan në epërsi që në minutën e 3-të kur Lautaro Martinez shënoi në portën e Ter Stegen.
Watch as Lautaro Martinez became the first Inter Milan player to score at Camp Nou since 1970#UCL #BARINT pic.twitter.com/ns9f3HDF3M
— Judah Idowu (@IdowuJudah) October 2, 2019
Barcelona tentoi ta barazojë rezultatin, por pa sukses, pasi mbrojtja dhe portieri Samir Handanovic ishin në formë në këtë pjesë lojë.
Interit madje rrezikoi portën disa herë nga kundërzbritjet, sidomos një me kokë nga Martinez.
⚫️🔵 He'll remember this one! First #UCL goal for Lautaro Martínez ⚽️ pic.twitter.com/HKkXuHtGZO
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) October 2, 2019
Pjesa e dytë premton lojë të fortë. /Telegrafi/