Telegrafi

Interi e mbyll me fitore kampionatin, gati për finalen e Ligës së Kampionëve

Interi ka fituar si mysafir i Torinos me rezultat 1-0 në kuadër të xhiros së fundit (38) të Serie A.

Pjesa e parë nuk është se solli shumë, por Interi ishte më i mirë dhe rrezikoi më shumë.

Romelu Lukaku kishte rastin e parë në ndeshje në minutën e 32-të, por goditja e tij nuk ishte e saktë.

Në minutën e 37-të, erdhi goli, kur Marcelo Brozovic shënoi për 1-0.

Edhe fillimi i pjesës së parë i takoi Interin që kishte dy raste me Edin Dzekon dhe Roberto Gagliardinin, por që nuk gjetën rrjetën.

Në mesin e pjesës së dytë Torino tentoi të rikthehej në lojë, por rastet e Yaan Karamoh dhe Antonio Sanabria nuk u konkretizuan.

Krejt në fund Dzeko kishte edhe një rast tjetër, por edhe kësaj radha nuk ishte i saktë.

Interi e mbyll kampionatin me 72 pikë dhe aktualisht është në vendin e dytë, me një pikë më shumë se Lazio që është e treta, por ka një lojë më pak. /Telegrafi/