Antonio Conte thuhet se ka pranuar një ofertë që ia ka ndryshuar mendjen.
Presidenti i Interit, Zhang, i ka ofruar një buxhet prej 200 milionë euro për transferime nëse ai vendos të bashkohet me Interit.
Dhurata e Suning nuk përfundon këtu, pasi që për të parashikohen një kontratë pesëvjeçare me një pagë prej 15 milionë euro.
Conte ka qenë i lidhur me një largim nga Liga Premier.
Edhe pse Sabatini e ka emrin rezervë dhe ai është Luciano Spalletti, presidenti Zhang, kërkon një trajner fitues. /Telegrafi/