Inter ka kërkuar të ofrojë Fabio Cannavaro në vend të Frank de Boer, por ky i fundit nuk e ka pranuar këtë post.
Nerazzurrët kanë larguar trajnerin De Boer të enjten e kaluar, por ende nuk kanë gjetur një zëvendësim adekuat.
Emrat që qarkullojnë më shumë janë Stefano Pioli dhe Marcelino.
Pronarët kinez të Interit, Suning Group, kanë provuar ta ofrojnë trajnerin aktual të Tianjin Quanjan, Fabio Cannavaron.
Fituesi i ‘Topit të Artë’ është afër që ta promovojë skuadrën për në Superligë dhe për këtë e ka refuzuar Interin. /Telegrafi/