Interi ka shënuar fitore me rezultat 4-0 ndaj Firorentinës në kuadër të xhiros së tretë të Serie A.
Të besuarit e Simone Inzaghit e nisën në sulm, duke e ditur që përballë kanë një kundërshtarë mjaftë të papërshtatshëm.
Kjo bëri që ta gjejnë edhe golin e parë me Marcus Thuram që shënoi për 1-0 në minutën e 24-të me një goditje me kokë.
Here is that first goal form @Inter_en from Marcus Thuram #InterFiorentina ⚫️🔵🇫🇷🇮🇹 https://t.co/TtNrQxGr7X
— Richard Hall (@RichHall80) September 3, 2023
Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa në të dytën, Interi ishte i frikshëm.
Në minutën e 53-të, Thuram gjuajti, ndërsa nga goditja e kthyer shënoi Lautaro Martinez për 2-0.
https://twitter.com/FootColic/status/1698393151667413483
Interi fitoi penallti në minutën e 58-të, ku nga pika e bardhë ishte i saktë Hakan Calhanoglu për 3-0.
https://twitter.com/FootColic/status/1698394115833020529
Goli i katërt i Interit erdhi pas një aksioni të bukur ekipor, kur Martinez shënoi pas asistimit të Juan Cuadrados.
https://twitter.com/FootColic/status/1698398136035623185
Interi pas tri ndeshjesh ka 9 pikë dhe së bashku me Milanin ndajnë venin e parë. /Telegrafi/