Telegrafi

Interi e huazon Manajn te klubi italian

Sulmuesi kuqezi Rei Manaj do të qëndrojë në Serinë A.

Pak orë pas publikimit të lajmit nga gazeta më e madhe sportive në Itali “Gazzetta dello Sport”, se gjermanët e Eintraht Frankfurtit dhe spanjollët e Sporting Gijonit kishin shfaqur interes për Manajn, një tjetër klub nga Seria A kërkon kartonin e tij.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet

Po kjo e përditshme thotë në rubrikën e transfereve se drejtuesit e Pescarës, ku luan reprezentusi shqiptar, Ledian Memushaj kanë nisur sot kontaktet me zikaltrit e Interit dhe përfaqësues të futbollistit.

Marrëveshja e huazimit të sulmuesit pritet të mbyllet gjatë darkës. Pescara u ngjit sezonin që kaloi nga Seria B, në Serinë A dhe klubi ka nisur një fushatë përforcimesh për përballjen me më të mëdhenjtë.