Site icon Telegrafi

Interi e huazon anësorin Camara te Gil Vicente

Interi e ka huazuar anësorin Gaston Camara te klubi portugez, Gil Vicente.

Anësori nga Guinea iu bashkua ekipit të të rinjve te Nerazzurrët në vitin 2013.

21-vjeçari ka luajtur si huazim te klubet, si Bari, Modena dhe së fundmi te Brescia në Serie B.

Ai është përmendur si lojtar që mund të përfshihet në ofertat e Interit, para plus lojtar, megjithatë duket se klubi ka vendosur vetëm ta huazojë.

Ndryshe, Camara ka debutuar në Serie A në nëntor të vitit 2014 kundër Parmas. /Telegrafi/

Exit mobile version