Site icon Telegrafi

Interi e do holandezin Van de Beek, por problem mbetet çmimi i tij

Donny Van de Beek u transferua me shumë bujë verën e vitit të kaluar te Manchester United, por pa arritur të lë gjurmë.

Mesfushori holandez ka humbur shkëlqimin që e kishte te Ajax, pasi tek Djajtë e Kuq është kthyer në një futbollistë rezervë

Në këtë fillim të edicionit, holandezi ka zhvilluar vetëm dy ndeshje, ku në Ligën e Kampionëve ka luajtur 45 minuta, derisa në Ligën Premier vetëm gjashtë sosh.

24-vjeçari ka kërkuar largimin nga klubi anglez qysh në janar me Interin që mbetet skuadra favorite për t’i marrë shërbimet e tij.

Megjithatë kampioni në fuqi i Italisë është duke e parë si problem çmimin e lartë prej 35 milionë eurove që United kërkon për lojtarin.

Neroazzurët duan huazimin e holandezit qysh në janar, me opsion blerje prej 25 milionë eurove.

Mediat në Itali kanë raportuar se drejtuesit e dy klubeve janë në kontakte të vazhdueshme dhe po diskutojnë për të gjetur një marrëveshje.

Gjithsesi Neroazzurët kanë një përparësi, pasi vet Van de Beek ka shprehur hapur dëshirën për të luajtur me ta. /Telegrafi/

Exit mobile version