Interi është vënë pas mbrojtësit të Bayern Munich, Jerome Boateng.
Klubi italian e do mbrojtësin që në janar edhe pse ky nuk është gati dhe vazhdon të ketë probleme me lëndime.
Sipas Tuttomercatoweb, drejtori teknik i Interit, Walter Sabatini, ka takuar krerët e klubit për të biseduar për transferimet e dimrit.
Sipas kësaj ueb faqeje, Sabatini kërkon blerjen e Boateng nga kampionët gjerman.
Mbrojtësi 29-vjeçar luan te Bayerni që nga vitit 2011, ndërsa deri në vitin 2015 ishte i padiskutueshëm.
Ai nga lëndimet në dy sezonin e fundit kishte zhvilluar vetëm 32 ndeshje në Bundesligë. /Telegrafi/