Intero mësohet se i ka thënë Joao Mario ta pranojë një transferim ose do të mbetet pa asgjë për gjashtë muajt e ardhshëm.
Mesfushori portugez u kthye nga huazimi në West Ham United, por nuk ka vend te Nerazzurrët dhe vetë e ka pranuar që nuk është i përshtatshëm për futbollin italian.
Për të ka pasur interesim nga Sevilla dhe Real Betis, por çmimi i tij prej 30 milionë eurove ka bërë që transferimi të mos realizohet.
Sipas ItaSportPress, Interi i ka thënë Joao Mario se ai duhet të pranojë një nga propozimet e paraqitura këtë verë.
Nëse nuk e pranon, atëherë ai do të mbetet në klub, por pa llogaritur në të, të paktën gjashtë muaj derisa të hapet afati kalimtar i janarit.
Afati kalimtar në Itali mbyllet të premten.
Joao Mario është transferimi më i shtrenjtë i Interit në histori me 40 milionë euro. /Telegrafi/