Davide Frattesi është njëri nga mesfushorët që ka shkëlqyer më së shumti këtë edicion në Serie A.
Mesfushori i talentuar italian ka shkëlqyer këtë edicion në Serie A dhe ka zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha.
Interi e ka bërë prioritet transferimin e Frattesit për edicionin e ardhshëm dhe tanimë kanë zhvilluar bisedimet e para me Sassuolon.
Drejtori i përgjithshëm i Interit, Giuseppe Marotta tashmë ka biseduar me homologun e tij Giovanni Carnevali për të diskutuar kushtet e mundshme të marrëveshjes për lojtarin.
Calciomercato ka raportuar se Frattesi e pëlqen transferimin në Giuseppe Meazza, por problemi qëndron tek çmimi që kërkon Sassuolo.
Interi nuk është gati të paguajë më shumë se 25 milionë euro për 22-vjeçarin, derisa Sassuolo synon të përfitojë më shumë nga shitja e tij.
Mesfushori qendror ka zhvilluar 26 ndeshje këtë edicion ku ka realizuar katër gola e ka asistuar në dy të tjerë. /Telegrafi/