Telegrafi

Interi e barazon rezultatin ndaj Juventusit me penalltinë e realizuar nga Lautaro

Interi i ka barazuar shifrat në 1-1 ndaj Juventusit në kuadër të derbit D’Italia që po zhvillohet në Giuseppe Meazza.

Matthijs de Ligt ishte shkaktari që Nerazzurët fituan penallti, pasi luajti më dorë në zonën e rreptësisë.

Nga pika e bardhë realizoi Lautaro Martinez (18’), për ta rikthyer ndeshjen në baraspeshë.

Kujtojmë se golin për Zonjën e Vjetër e realizoi Paulo Dybala në minutën e katërt. /Telegrafi/