Telegrafi

Interi me dy mungesa, Fiorentina me komplet skuadrën para derbit

Interi dhe Fiorentina takohen të hënën nga ora 21:00 dhe skuadrat janë tashmë të përgatitura për këtë duel.

Interi në këtë takim do të ketë dy mungesa të konsiderueshme, është Rodrigo Palacio që për shkak të një dëmtimi nuk ka mundur të grumbullohet.

Gary Medel nuk është ftuar pas dëmtimit së fundmi dhe ai do të mungojë gjatë për shkak të problemit në gju.

Fiorentina nuk ka mungesa as me lëndime e as nga suspendimet dhe do ta ketë skuadrën komplete për duelin e rëndësishëm. /Telegrafi/