Telegrafi

Interi duket gati ta shesë Onanan te Manchester United

Sportitalia shkruan se Interi dhe Manchester United do të kenë bisedime vendimtare për Andre Onanan këto ditë me Nerazzurrët që tani janë të gatshëm të bëjnë një marrëveshje nën 55 milionë euro.

Skuadra e Serie A filloi sot stërvitjen parasezonale dhe Onana ishte i pranishëm, me tifozët që e lutën që të qëndronte teksa firmoste autografe.

Megjithatë, largimi i tij po mban pezull të gjithë strategjinë e transferimeve për klubin, duke përfshirë kthimin e Romelu Lukakut në baza të përhershme nga Chelsea.

Sipas Alfredo Pedullas, klubet do të bisedojnë sot, ku pritet që të dy të bëjnë një hap prapa nga pozicionet e tyre për ta mbyllur marrëveshjen deri të premten.

Çmimi i kërkuar prej 60 milionë euro mund të ulet në pak më pak se 55 milionë euro duke përfshirë bonuset.

Lexo po ashtu Man Utd konsideron Hendersonin si numrin një për fillimin e sezonit pas problemeve për transferimin e Onanas

Onana tashmë ka rënë dakord për kushtet personale me Manchester United dhe trajneri Erik ten Hag e do portierin sa më shpejt të jetë e mundur.

Pasi të përfundojë shitja, Interi më pas mund të blejë Anatoliy Trubin e Shakhtar Donetsk dhe Yann Sommerin  e Bayern Munich. /Telegrafi/