Site icon Telegrafi

Interi dominon Milanin dhe triumfon në Derby della Madonnina

Interi (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

Interi ka arritur të fitojë Derby della Maddoninan ndaj Milanit me rezultat 2-0, i vlefshëm për javën e katërt të Serie A.

Skuadra e Antonio Contes ka vazhduar serinë e qind për qind pasi me fitoren ndaj Milanit ka shkuar në katër fitore nga po kaq ndeshje të luajtura.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të Interit në lojë dhe raste, por pa arritur t’i ndryshojnë shifrat.

Në fakt Interi e gjeti golin në minutën e 37-të të ndeshjes me anë të Lautaro Martinezit, por goli i anulua pas rishikimit të VAR-it.

Momenti i golit të anuluar të Lautaros (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

Edhe pjesa e dytë foli në të mirë të Nerazzurrëve, të cilët tani përveç lojës dhe rasteve, arritën të shënojnë edhe dy gola.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 49-të dhe ishte Marcelo Brozovic, i cili shënoi për 0-1 pas asistimit të Stefano Sensit.

Pas këtij goli, Interi vazhdoi trysninë teksa e gjeti edhe golin e epërsisë 2-0.

Ishte belgu Romelu Lukaku, i cili shënoi me kokë pas asistimit të Nicolo Barellas.

Interi pati raste të mira edhe në minutën e 80-të dhe 90+ me Matteo Politanon dhe Antonio Candreva, por goditjet e tyre u ndalën nga shtyllat ashtu sikurse edhe goditja e Theo Hernandez (86′) të Milanit.

Kështu pas 90 minutave lojë zikaltrit arritën të triumfojnë në derbi me rezultat 2-0.

Pas kësaj fitore, Interi prinë i vetëm në tabelë me 12 pikë, ndërsa Milani renditet në pozitën e nëntë me gjashtë pikë.

Në ndeshjen e radhës, Nerazzurrët e presin Lazion, ndërsa Rossonerët udhëtojnë te Torino. /Telegrafi/  

https://twitter.com/AlexSportsXtra/status/1175500436788453376

https://twitter.com/swiftscores/status/1175507957448085506

 

Exit mobile version