Interi dhe mbrojtësi Milan Skriniar janë afër të bien dakord për një zgjatje të kontratës deri në vitin 2027.
Reprezentuesi sllovak ka qenë një nga mbrojtësit m të shquar në Serie A gjatë viteve të fundit dhe është objektiv i disa klubeve të Ligës Premier.
Megjithatë, Gazzetta dello Sport shkruan se ai është i fokusuar që të vazhdojë të ketë sukses me Interin dhe se dëshiron ta vazhdojë kontratën e tij edhe për katër vite të tjera, pasi kjo e fundit i skadon vitin e ardhshëm.
Skriniar, 27 vjeç, ka qenë një i pazëvendësueshën në mbrojtje te Interi që kur u bashkua nga Sampdoria në 2017.
Në total, ai ka bërë 215 paraqitje për klubin dhe ka shënuar 11 gola. /Telegrafi/