Interi dhe Roma janë vënë pas anësorin kualitativ të Portos, Yacine Brahimi, i cili vlerësohet rreth 25-30 milionë euro.
Sipas mediumit francez France Football, dy skuadrat e mëdha nga Serie A janë favorite për të nënshkruar me reprezentuesin algjerian.
Kontrata e tij është e vlefshme deri në vitin 2019 dhe Porto mund të lejojë largimin e tij këtë verë, për të mos e humbuar atë me zero në vitin e ardhshëm.
Për algjerianin interesim kanë shprehur edhe skuadrat nga Liga Premier, ku ndër to janë Evertoni dhe Wolverhampton Wanderers.
Në këtë sezon, 28-vjeçari kanë kontribuar me 12 gola dhe 10 asistime në 49 ndeshje konkurruese në të gjitha garat.
Çmimi i tij besohet të jetë në regjionin e 25-30 milionë eurove.
Brahimi edhe në të kaluarën ka qenë në radarin e klube italiane, por edhe atyre angleze si Liverpooli. /Telegrafi/