Site icon Telegrafi

Interi dhe PSV thumbojnë njëri-tjetrin në Twittter, Ronaldo i qetëson në fund

PSV Eindhoveni dhe Interi do të përballen në mes vete të mërkurën mbrëma në kuadër të Grupit B të Ligës së Kampionëve.

E vetmja e përbashkët mes këtyre dy klubeve është se legjendari Ronaldo ka luajtur për të dy skuadrat në të kaluarën.

Por, ishte emri i Fenomenit që bëri të dy klubet të thumbojnë njëri-tjetrin në Twitter.

Lexo po ashtu Ronaldo: Frizura e famshme e Botërorit 2002 ishte për t'i shpërqëndruar mediat

Çdo gjë filloi me një pyetje nga Interi: “Ronaldo, për cilën skuadër do të bësh tifo nesër mbrëma?”

PSV nuk vonoi dhe iu përgjigj klubit zikaltër: “Natyrisht për neve!”

Interi nuk u zmbrapsë: “A jeni të sigurt? Mendoj, ai ka shënuar disa nga golat më të mirë për ne! ”

PSV iu kundërpërgjigj me një tjetër përmbledhje të mirë të golave: “Na vjen keq, por nuk jemi bindur. Shikoni këto!”

Dhe Interi iu kthye me një thumb të fundit: “Po, por çfarë për këtë?”

Që e gjitha kjo të përfundojë u nevojit ndërhyrja e Ronaldos, i cili i kërkoi klubeve të qetësohen: “Kam kujtime të mira me të dy skuadrat. Ju dëshiroj fat”.

Ronaldo te PSV luajti për dy sezone ku shënoi 54 gola në 57 ndeshje në të gjitha garat, kurse te Interi në pesë sezone (një nuk ka luajtur për shkak të lëndimit) në 99 paraqitje shënoi 59 gola. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=B0Ya-k-GCDo

Exit mobile version