Enis Bardhi është cak i Interit dhe Paris Saint Germainit, kështu raporton ESPN.
Mesfushori i cili mbush 23 vjet në korrik është nën kontratë me Levanten deri në vitin 2020, me opsion edhe për dy tjerë.
Ai është blerë nga Ujpest FC (Hungari) në verën e 2017 për 1.5 milion euro.
Vlera e kartonit të Bardhit është shumëfishuar pas nëntë golave dhe një asistimi në 25 ndeshje për ‘Lakuriqët’ këtë sezon.
Së fundmi herë Bardhi shënoi dy gola në fitoren 5-4 ndaj Barcelonës.
Me siguri numri i skuadrave të interesuara për shqiptarin që përfaqëson Maqedoninë do të rritet gjatë verës.
Specialiteti i tij janë golat nga gjuajtjet e lira, ai ka shënuar pesë herë nga 16 tentime. /Telegrafi/