Telegrafi

Interi dhe Milani vihen pas Aleix Vidal

Milani dhe Interi janë të interesuar për mbrojtësin e djathtë të Barcelonës, Aleix Vidal.

Spanjolli bëhet 28 vjeç në gusht dhe është rrugës drejt një rikuperimi pas një lëndimi serioz në gju.

Gazeta katalanase, Sport, sugjeron se ekziston një derbi milanez në tergun e transferimeve për njeriun që iu bashkua Sevillas për 17 milionë euro në korrik të vitit 2015.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Serie A

Ai luajti në 11 ndeshje për Barcelonën këtë sezon duke realizuar dy gola dhe pesë asistime.

Barcelona është gati të heqë dorë prej tij për 10 milionë euro.

Interi dhe Milani nuk janë konkurrentët e vetëm për të, pasi Juventusi dhe Roma po asthu lidhen me lojtarin. /Telegrafi/