Telegrafi

Interi dhe Milani identifikojnë tri lokacione të mundshme për stadiumin e ri

Interi dhe Milani po bëhen të paduruar me bashkinë e Milanos dhe kështu ata kanë identifikuar tri zona ku mund të ndërtohet stadiumi i tyre i ri.

Dy klubet milaneze kanë kaluar vitet e fundit duke u përpjekur të shtyjnë përpara projektin e stadiumit të ri dhe ata kanë rënë dakord për një dizajn, të njohur si ‘La Cattedrale’ me firmën e arkitekturës Populous.

Ideja fillestare ishte që të ndërtohej pranë stadiumit aktual Giuseppe Meazza, por bisedimet me bashkinë janë në ngërç dhe durimi po konsumohet.

Lexo po ashtu Pamje magjike se si do të duket San Siro i ri

Sipas Corriere della Sera, ky padurim ka bërë që Milani dhe Interi të identifikojnë tre vendndodhje të mundshme për stadiumin e tyre të ri: Sesto San Giovanni, San Donato dhe Segrate.

E para prej tyre shërbehet tashmë nga një linjë metroje, kështu që është gjerësisht e qasshme, dhe e dyta është e lidhur si nga një linjë hekurudhore ashtu edhe nga një linjë tjetër metroje.

 

E treta do të ketë qasje në një linjë metroje deri në vitin 2024.

Prioritet i jepet ende San Siros, por të dy klubet janë të prirura të vazhdojnë të punojnë shpejt dhe kështu nuk janë të interesuar të kalojnë vite të zhytura në burokraci. /Telegrafi/