Telegrafi

Interi dhe Man City në garë për Partey

Thomas Teye Partey (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Interi dhe Manchester City thuhet se janë të gatshëm të konkurrojnë për mesfushorin e Atletico Madridit, Thomas Partey.

Sipas gazetës Spanjolle AS dhe mediumit italian Corriere dello Sport, Nerazzurrët dhe Qytetarët po synojnë mesfushorin 25-vjeçar për sezonin e ardhshëm.

Ai filloi vetëm 15 ndeshje në La Liga nga 28 këtë sezon, ndërsa në total ka zhvilluar 34 ndeshje në të gjitha garat duke shënuar dy gola dhe pesë asistime.

Lexo po ashtu Nuk u zgjodh fillimisht për prova nga agjenti - Iku nga Gana pa i treguar familjes, sot lojtar i Atletico Madridit

“Ndonjëherë nuk ndjehem i lumtur në Atletico”, ka thënë Thomas për stacionin televiziv Gol në muajin dhjetor.

“Nëse doni ta ndryshoni këtë ndjenjë atëherë duhet të luani në ndeshje të rëndësishme dhe të ndiheni më të fortë, më të sigurt”.

Partey njihet për forcën e tij në mesfushë (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

“Unë kam luajtur mirë deri më tani këtë sezon kur kam qenë në fushë”, ka përfunduar ai.

Lojtari ka një klauzolë lirimi prej 50 milionë eurosh në kontratën e tij, por është shumë e vështirë që Interi apo City të paguajnë një shumë të tillë. /Telegrafi/