Interi dhe Juventusi besohet se janë në luftë të ashpër për të nënshkruar me anësorin e Fiorentinas, Federico Chiesa.
Sipas La Gazzetta dello Sport, Juventusi është në pole pozicion për të nënshkruar me Chiesan, por duhet që të sakrifikohet Douglas Costa i cili ka çmim prej 60 milionë eurosh dhe që Fiorentina po i kërkon këto para për Chiesan.
Nëse dëshron ta bëjë këtë Juventusi, Corriere dello Sport në anën tjetër beson se drejtori i Interit, Beppe Marotta është duke ëndërruar një marrëveshje me 21 vjeçarin fantastik edhe pse ai së pari duhet që të bindë lojtarin.
Sulmuesi po ashtu kërkon pagë prej 5 milionë eurosh në sezon plus bonuse.
Por, ideja kryesore e Chiesas është projekti sportiv dhe ai është i interesuar që të punojë ose me Interin ose me Juventusin. /Telegrafi/