Telegrafi

Interi dhe Empoli shkëmbejnë dokumentet për Kristjan Asllanin, shqiptari shkon në huazim me detyrim blerje te Nerazzurrët

Interi ka shkëmbyer dokumentet me Empolin për mesfushorin shqiptar Kristjan Asllani, pasi marrëveshja u arrit për vlerën e 14 milionë eurove, ndërsa sulmuesi Martin Satriano që do të shkojë në formë huazimi te Empoli.

Marrëveshja është mbyllur, Asllani shkon si huazim për 4 milionë euro, ndërsa marrëveshja bëhet me detyrim blerje nëse plotësohen disa kushte, ku pastaj ish-kampioni do të paguajë  10 milionë euro të tjera në fund të sezonit.

Mesfushori shqiptar, Asllani është vetëm 20 vjeç dhe ka debutuar këtë sezon në Serie A për Empolin, duke bërë përshtypje me një gol dhe një asistim në 23 paraqitje.

Çuditërisht, goli i vetëm ishte kundër Interit në një humbje të skuadrës së tij 4-2 në San Siro në maj.

Si pjesë e marrëveshjes, sulmuesi 21-vjeçar uruguaian Satriano do t’i bashkohet Empolit në formë huazimi pas qëndrimit të tij gjashtë mujor në Stade Brestois.

Agjenti i Asllanit, Luca Puccinelli, ka qene pasditen e sotme në selinë e Interit në Milano për shkëmbimin e dokumenteve.

Shqiptari shihet si zëvendësues ideal për Marcelo Brozovicin, i cili edhe mund të largohet pasi ka oferta nga Milani, Ëest Ham United dhe Leicester City. /Telegrafi/