Interi thuhet se ka arritur marrëveshje me Brescian për transferimin e Sandro Tonalit.
Posa të përfundojë aventura e Nerazzurëve në Ligën e Evropës, mesfushori italian do të kalojë në Giuseppe Meazza.
Sipas asaj që raportojnë Alfredo Pedulla e Ginaluca Di Marzio, Interi dëshiron të mbyllë transferimin e Tonalit menjëherë pas Ligës së Evropës.
Lojtari po kërkohet edhe nga Milani e Juventusi, mirëpo skuadra që drejtohet nga Antonio Conte po i prinë garës.
Marrëveshja mes Interit dhe Brescias do të mbyllet në shumën e 35 milionë eurove plus pesë milionë bonuse.
Lojtari do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me një pagë prej 2.5 milionë euro në sezon. /Telegrafi/