Site icon Telegrafi

Interi dëshiron zbritje të çmimit të Insignes

(Foto: Instagram/lorinsigneofficial)

Interi vazhdon të jetë në garë për Lorenzo Insignen, mirëpo dëshiron zbritje nga çmimi që kërkon Napoli – bën të ditur Sky Sport Italia.

Kapiteni i Partenopei ka kontratë deri në verën e vitit 2022 dhe rinovimi ka ngecur, pasi ai dëshiron rritje të pagës, ndërkohë që klubi i ka ofruar rrogë më të vogël se ajo që merr tani.

Klube të ndryshme kërkojnë shërbimet e futbollisti italian, ndërsa Interi është shumë i interesuar.

(Foto: Instagram/lorinsigneofficial)

Megjithatë, Napoli kërkon rreth 25-30 milionë euro për shërbimet e tij dhe Nerazzurrët konsiderojnë se është shumë për një 30 vjeçar.

Lexo po ashtu Zbulohet oferta e Interit me Sanchezin plus para për Insignen

Për këtë arsye, zikaltrit duan të negociojnë një shumë prej 20 milionë eurosh ose më të vogël për Insignen.

Në ndërkohë, Interi vazhdon negociatat edhe me Lazion për Joaquin Correa, çmimi i të cilit është rreth 35-40 milionë euro. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/lorinsigneofficial)
Exit mobile version