Inter thuhet se është në bisedime intensive me Paris Saint-Germainin për të transferuar Edinson Cavanin.
Ginaluca Di Marzio raporton se sulmuesi uruguaian është i gatshëm që të rikthehet në Serie A, pasi në të kaluarën ishte pjesë e Napolit.
Kontrata e lojtarit skadon më 30 qershor, derisa ka refuzuar që të vazhdojë atë me PSG-n, duke kërkuar një klub ku mund të fitojë Ligën e Kampionëve.
Nerazzurët e kërkonin edhe Dries Mertensin, mirëpo belgu ka pranuar të vazhdojë kontratë me Napolin.
Andaj, Interi tani është i fokusuar te 33-vjeçari, e që mund ta marrë atë pa paguar asnjë cent.
Cavani në këtë sezon për parisienët ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë tri asistime në 22 paraqitjet. /Telegrafi/