Atletico Madridi përballet me një betejë të madhe për të mbajtur mbajtjen e trajnerit Diego Simeone edhe përtej këtij sezoni.
Simeone ka betonuar emrin e tij si njëri nga më të mirët në zejen e trajnerëve, pas sukseseve me Atletico Madridin në vitet e fundit.
Emri i tij ka qenë disa herë i përfolur për t’u larguar nga Atletico, por tani ka arritur kulmin, pasi po lidhet me një rikthim te Interi, kësaj radhe si trajner.
Drejtuesit e Interit e shohin argjentinasin si pasues të Antonio Contes dhe këtë se ka konfirmuar shefi i Okdiario, Eduardo Inda.
“Simeone po tundohet nga Interi dhe trajneri dëshiron këtë”, ka thënë fillimisht Inda për El Chiringuito.
“Antonio Conte ka krijuar rrëmujë në dhomat e zhveshjes dhe ka dështuar në mënyrën më tërheqëse”.
“Atletico do të hyjë me 100 milionë euro më pak vitin e ardhshëm dhe ka një problem me pagën e Simeone, e cila është 16 milionë dhe mund të arrijë në 19 milionë euro neto nga objektivat”, përfundoi Inda. /Telegrafi/