Telegrafi

Interi cakton takim për rinovimin e Brozovic, pas tij në radhë janë Perisic e Handanovic

(Foto: Instagram/marcelo_brozovic)

Te Interi janë të bindur për vazhdimin e kontratës së Marcelo Brozovicit dhe tashmë kanë lënë takim për bisedime pas Superkupës së Italisë.

Kontrata e kroatit skadon në fund të sezonit aktual, ndërsa klubi dhe përfaqësuesit e lojtarit kanë qenë në negociata për zgjatjen e qëndrimit.

29-vjeçari e ka refuzuar ofertën e parë të Nerazzurrëve, por kampioni i Serie A është i bindur se ai do ta nënshkruajë kontratën e re.

(Foto: Instagram/marcelo_brozovic)

Sipas Calciomercato.com, drejtorët e Interit do të takohen me përfaqësuesit e futbollistit pas ndeshjes së Superkupës kundër Juventusit, e cila zhvillohet të mërkurën mbrëma.

Lexo po ashtu PSG dhe Inter diskutojnë një shkëmbim të mundshëm të Brozovic dhe Wijnaldum

Në bazë të njoftimit, zikaltrit do t’i ofrojnë Brozovicit 6.5 milionë euro në sezon plus shtesat.

Interi së fundmi i ka vazhduar kontratat e Alessandro Bastoni, Lautaro Martinez e Nicolo Barella, ndërsa pas Brozovicit, do të bisedojnë edhe me Ivan Perisic e Samir Handanovic, të cilëve po ashtu u skadojnë kontratat në qershor. /Telegrafi/